Vendimi i Kushtetueses për 30 Qershorin, Presidenca: Nesër qëndrim zyrtar nga Meta

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/  Zëdhënësi i institucionit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi njoftoi se sot ka mbërritur në Presidencë, njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019, teksa brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar

“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019”, theksoi Blushi.

“Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, tha Blushi.

Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.