Reshje bore në Bajram Curri-Valbonë, lëvizja me goma dimërore dhe zinxhirë

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin përgjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve, por akset janë të kalueshme.

Sipas ARRSH-së, në aksin Bajram Curri-Valbonë dhe Berat-Çorovodë ka pasur rënie të shumta gurësh dhe inertesh, të cilat janë pastruar nga kontraktori dhe qarkullimi kryhet normalisht.

“Në Valbonë duke filluar nga km 18 po bien reshje bore, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë”, bën të ditur ARRSH.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.