Parashikimi i motit, 6 dhjetor 2021

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti kryesisht do jetë i vranët me intervale të pakta kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu te vazhdueshme me intensitet mesatar. Në Veri dhe në ultësirën perëndimore reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 600 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësinë e tufanit 10-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/8 Re shi
Kukës  6/10 Re shi/bore
Lezhë 7/9 Re shi
Dibër 3/4 Re shi/bore
Durrës  9/12 Re shi
Tiranë  8/12 Re shi
Elbasan  8/11 Re shi
Berat  5/14 Re shi
Vlorë  7/14 Re shi
Korçë  6/10 Re shi/bore
Gjirokastër 5/9 Re shi
Sarandë  9/12 Re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.