COVID-19/ Rusia regjistron rastet e para të variantit Omicron, rekord edhe numri i viktimave

MOSKË, 6 dhjetor /ATSH-DPA/- Dy rastet e para të variantit të koronavirusit Omicron janë zbuluar në Rusi, njoftoi të hënën agjencia e mbrojtjes së konsumatorëve të vendit.

10 rusë të kthyer nga Afrika e Jugut rezultuan pozitivë për Covid-19, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar informacione nga agjencia Rospotrebnadzor.

Të premten, presidenti Vladimir Putin udhëzoi qeverinë të zhvillojë një strategji për të parandaluar përhapjen e variantit të ri në Rusi, ku pavarësisht se ka pesë vaksina të prodhuara në vend, shkalla e ulët e vaksinimit është bërë një problem serioz.

Vetëm 44 për qind e popullsisë ka arritur të vaksinohet.

Shumë rusë janë skeptikë ndaj vaksinës ruse Sputnik V, e cila ende nuk është miratuar as nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe as nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për më tepër problemin, vaksinat perëndimore nuk lejohen në Rusi.

Kohët e fundit, në një periudhë 24-orëshe, në Rusi u regjistruan rreth 32 100 infeksione të reja dhe 1 184 vdekje, megjithëse ekspertët besojnë se për shkak të mosraportimit, shifrat aktuale janë dukshëm më të larta.    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.