ShSKUK: Në trajtim 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19

PRISHTINË, 5 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga raportimet e klinikave COVID-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, rezulton se 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19, janë në trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit, 23 pacientë të tjerë po trajtohen si post-covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.