Ronaldo mahnit me rekord absolut golash

LONDËR, 4 dhjetor /ATSH-MIA/ – Duke shënuar dy gola në fitoren e Mançester United në derbin e Premier Ligës kundër Arsenalit (3-2), ylli i futbolli Kristiano Ronaldo ka arritur shifrën e pabesueshme prej 801 golave në ndeshjet zyrtare në ligat më të forta dhe askush tjetër në botë nuk ka pasur këtë sukses më parë.

Edhe pse nuk ka një bazë të dhënash të unifikuar për të përcaktuar se kush është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, shumica e mediave në mbarë botën pajtohen se Ronaldo është golashënuesi i parë që e bën këtë.

Edhe pse ka polemika për statusin e tij si golashënuesi më i mirë në futbollin e meshkujve, pasi legjendat braziliane Pele dhe Romario kanë shënuar mbi 1.000 gola në karrierën e tyre, statisticienët theksojnë se sulmuesi portugez kryeson listën për sa i përket golave të shënuar në ndeshjet zyrtare.

Çekët pretendojnë se Jozef Biçan, i cili ka luajtur në ish-Çekosllovakinë dhe në Austri, ka shënuar 821 gola, por në këtë numër përfshihen edhe golat në ndeshjet jozyrtare ndërkombëtare.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.