Kosovë, 4 raste pozitive me COVID-19

PRISHTINË, 4 dhjetor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë katër qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga 1.563 testime. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824.

Në total numri i rasteve aktive është 324.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës. Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPress/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.