Komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet me instruktorët e forcave turke

PRISHTINË, 4 dhjetor/ATSH/ Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se komandot e FSK-së trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake.

“Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë,  si dhe pjesëmarrjes efektive në taskforcat shumëkombëshe në operacionet. Paqeruajtëse”, ka shkruar ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.