Gazheli, takime me strukturat e degëve doganore Tiranë dhe Durrës

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi takime me strukturat e degëve doganore Tiranë dhe Durrës.

Gjatë këtyre takimeve, kreu i Doganave kërkoi angazhim të shtuar të çdo doganieri, duke pasur parasysh që Administrata Doganore ka një rol të rëndësishëm në nismën e marrë nga qeveria në kuadër të “Open Ballkan”.

Gjithashtu, Gazheli e vuri theksin te sfidat e reja që përballet Administrata Doganore tashmë si E-comerce, blerjet online, ndërveprimi me platformën E-Albania, etj.

Në lidhje me revolucionin digjital, që ka paraqitur qeveria “Shqipëria pa sportele 2022”, Gazheli tha se dogana është pjesë integrale e saj, ku ofrohen 34 shërbime online nga 42 që ka gjithsej.

Angazhimi i çdo strukture doganore është që të shërbejë me cilësi dhe standarde për çdo qytetar apo biznes. /k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.