Shqipëria, mirënjohëse Azerbajxhanit për mbështetjen e projektit TAP

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti ambasadorin e Azerbajxhanit, Anar Huseynov.

Ambasadori Huseynov e uroi Nikollën për zgjedhjen në detyrën e kryetares së Kuvendit dhe shprehu vullnetin e parlamentit dhe të qeverisë së Azerbajxhanit për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Midis vendeve tona ekziston një vullnet i qartë politik për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Shqipëria i është mirënjohëse qeverisë së Azerbajxhanit për mbështetjen e projektit TAP dhe në mënyrë të veçantë për mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi dëshiron rritjen e nivelit dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, i cili do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të marrëdhënieve miqësore, por edhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, në fushën e turizmit, energjisë, përpunimit të mineraleve, bujqësisë, industrisë ushqimore etj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.