Kushi pret fituesit e konkursit të pikturës “Shqipëria ime”

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Tradita e konkursit të pikturës “Shqipëria ime” gjatë muajit të festave të nëntorit ka vijuar edhe këtë vit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ftoi fituesit e këtij konkursi në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Krenare për këta artistë të shkëlqyer, për talentin dhe artin e tyre, por sidomos për vlerat e larta të atdhedashurisë që na kanë përcjellë me punimet e tyre”, tha Kushi.

Ajo publikoi një video mjaft të veçantë me momentet më të bukura me fëmijët, të cilët i përkasin klasave dhe moshave të ndryshme.

“Këto piktura do t’i gjeni të ekspozuara edhe në hollin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila do të jetë e hapur gjatë muajit dhjetor për të gjithë të interesuarit, sigurisht në zbatim të të gjitha masave anti-COVID”, nënvizoi Kushi.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.