“E bukura e dheut”, salamandra e Parkut Kombëtar të Llogorasë

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Në këtë periudhë, kur dëbora ka zbardhur Parkun Kombëtar të Llogorasë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli një fotografi të asaj që njihet si “E bukura e dheut”, po që emrin shkencor e ka “Salamandra salamandra”.

Salamandra është 15 deri në 25 cm e gjatë, me disa individë që i kalojnë 30 cm si dhe një peshë mesatare prej 19.1 gramë. Janë lloje ektotermike. Trupi i saj i karakterizuar nga një simetri bilaterale, është i zi me shenja të verdha ose portokalli në formën e njollave diskrete, njolla të mëdha ose breza. Pjesa e poshtme është zakonisht gri e errët me më pak njolla. Gjatësia e trupit tejkalon gjatësinë e bishtit.

Periudha e riprodhimit është nëntor-dhjetor. Gjendet në Evropën Qendrore dhe Jugore, si dhe në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Preferon pyjet e lagështa, veçanërisht ato me shumë hije; pellgje ose përrenj.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.