Kuvendi miraton Aktin Normativ për vaksinat anti-COVID

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Kuvendi miratoi sot me 112 vota pro, Aktin Normativ për vaksinat anti-COVID.

112 deputetë votuan pro miratimit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga PFIZER EXPORT B.V. me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Po ashtu, në seancën e sotme plenare u miratua me 106 vota pro projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar””.

Ndërkohë 111 deputetë votuan pro projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”.

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.