FOKUS – SHBA: Programi bërthamor i Koresë së Veriut destabilizon rajonin

SEUL, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Megjithë kërcënimin në rritje të programeve të raketave dhe armëve të Koresë së Veriut, SHBA mbetet e gatshme për dialog me qeverinë e izoluar në Phenian, sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të angazhohet në dialog”, tha Austin në Seul, pas konsultimeve për sigurinë me homologun e tij koreano-jugor Suh Wook.

“Ne gjithashtu ndajmë vlerësimin e plotë se Koreja e Veriut po vazhdon të avancojë programet e saj të raketave dhe armëve, të cilat janë gjithnjë e më shumë destabilizuese për sigurinë rajonale… SHBA dhe Koreja e Jugut mbeten të përkushtuara ndaj qasjes diplomatike ndaj Koresë së Veriut”, theksoi Austin.

Koreja e Veriut është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për shkak të programit të saj të armëve bërthamore.

Negociatat e SHBA-së me Korenë e Veriut nuk kanë përparuar për më shumë se dy vjet e gjysmë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.