COVID-19 – Bundeswehr-i 4 000 trupa shtesë në luftën kundër pandemisë

BON, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ushtria gjermane do të mobilizojë mijëra trupa të tjera për të ndihmuar në luften kunder valës së katërt të infeksioneve Covid-19, aktualisht e ashpër ne pjese te ndryshme të vendit.

“Deri të martën, 8 000 trupat e angazhuar aktualisht në ndihmë të autoriteteve do t’u bashkohen edhe 4 000 trupa të tjera”, njoftoi Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Komandanti i Territorit Kombëtar, gjenerallejtnant Martin Schelleis, tha se përballja me pandeminë ishte përparësia kryesore e vendit.

“Të gjithëve u kërkohet ta bëjnë këtë, përfshirë Bundeswehr-in. Ne do të ofrojmë mbështetje në këtë emergjencë për aq kohë sa të kemi nevojë”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.