Moti me reshje, ARRSH: Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Moti i keq, i shoqëruar me reshje, stuhi ere dhe borë, ka sjellë pasoja në qarkullimin, sidomos gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat, pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta.

ARRSH informon se qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.