COVID-19/- Javid: Të tregohemi më të përgjegjshëm përballë variantit Omicron

LONDËR, 1 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid deklaroi se njerëzit duhet të tregohen më të përgjegjshëm, ndërsa bëjnë plane përpara Krishtlindjeve mes shqetësimeve për variantin Omicron të koronavirusit.

Ai i tha radios LBC se ‘’nuk ka nevojë të ndryshojmë planet tona nëse ato nuk janë ndikuar nga rregullat e reja që kemi vendosur’’.

“Pra, nëse ju kërkohet të izoloheni, për shembull, sepse keni rënë në kontakt me dikë me një rast të dyshimtë të këtij varianti të ri, padyshim që planet tuaja do të ndryshojnë. Në dimër, ndërsa errësohet dhe bëhet më i ftohtë çdo ditë, virusi e pëlqenatë ambjent, kështu që thjesht kini pak sens të përbashkët dhe ndiqni udhëzimet aktuale’’, shtoi Javid.

I pyetur në gazeta se mund të duhen gjashtë muaj për të zhvilluar një vaksinë Omicron, Javid theksoi se ‘’askush nuk di asgjë mbi këtë temë’’.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.