Policia shqiptare akses në databazën e ADN-së së shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Policia e Shtetit e Shqipërisë do të ketë akses në të gjithë bazën  e të dhënave të ADN-së së shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe.

Marrëveshja u firmos në Londër nga ministrja e Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel dhe homologut shqiptar Bledi Çuçi.

“E lumtur që takova Bledi Çuçin këtë pasdite. Shqipëria është një partner kyç në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi, nga migrimi i paligjshëm, te krimi i organizuar. Sot ne nënshkruam një marrëveshje të re për të ndarë ADN-në mes forcave të rendit, për të përshpejtuar hetimet penale”, shprehet Patel.

Gjatë takimit me homologen Patel, ministri Çuçi i kërkoi edhe një herë rishikimin e regjimit të trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësitë e reja të punësimit apo lëvizjet sezonale.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.