Kosovë, 322 raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 30 nëntor/ATSH/ Aktualisht në Kosovë janë 322 raste aktive  me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit njoftoi se asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me virusin korona. Ndërsa dy qytetarë raportohet të kenë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Vetëm gjatë një 24 orëshi, IKShPK bëri të ditur se 15 qytetarë kanë arritur që të shërohen nga ky virus. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.