Kosovë, policia 351 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

PRISHTINË, 29 nëntor/ATSH/ Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 351 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Një ditë më parë policia shqiptoi 356 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID-19.

Sipas masave në fuqi, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Ndërsa në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 335, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 763.

Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me virusin.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.