Ekipi i Tiranës në Taekwondo fiton 4 medalje ari në Kampionatin Ballkanik

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/- Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e lojtarëve të ekipit të Tiranës në arenën ndërkombëtare.

Sportistët e ekipit të Tiranës në Taekwondo kanë fituar 4 medalje ari në Kampionatin Ballkanik.

Lajmin e mirë e dha vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili i ka kushtuar një vëmendje të veçantë promovimit të sportit 6 vitet e fundit.

“4 medalje ari për 4 super kampionë. Dhurata më e bukur e nëntorit KUQEZI nga Ekipi i Tiranës Taekwondo – triumfues në kampionatin Ballkanik”, shprehet Veliaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.