BRUKSEL – Von der Leyen: Përgjigjja ndaj një pandemie është veprimi kolektiv

BRUKSEL, 29 nëntor /ATSH-ANSA/ – Fryma e veprimit kolektiv është e vetmja përgjigje reale e fuqishme për të luftuar këtë pandemi dhe ato të ardhshme, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Nuk mund të rrimë kot, përballë kemi detyra urgjente dhe, ndërsa flasim, bashkësia ndërkombëtare po përballet me një variant të ri të COVID-19, Omicron”, vuri në dukje von der Leyen.

Kreu i ekzekutivit të BE-së theksoi se “vetëm përgjigjet kolektive, efektive dhe të menjëhershme mund të funksionojnë kundër viruseve”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.