Një ditë para fillimit të punimeve në Aeroportin e Vlorës, më pak taksa dhe tarifa të ulëta

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës nisin në 28 nëntor.

“Një ditë përpara nga fillimi i punimeve për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, shprehet ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ajo publikoi një video informuese mbi Planin Kombëtar të Aviacionit Civil, që kulmon me linjën e parë ajrore që mban flamurin shqiptar “Air Albania”, për të vijuar më pas me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe me investimet e reja në Aeroportin e Tiranës dhe për të vijuar nesër me nisjen e punimeve për Aeroportin e Vlorës.

Aeroporti i ri i Vlorës do të thotë “më pak taksa dhe tarifa, bileta 7 herë më të lira se në 2019, pistë për fluturime transoqeanike 3.2 km, kategoria 4E, mbi 1000 vende të reja pune, 100 milionë euro investim, porta e turizmit të jugut”, u shpreh Balluku.

Ministrja tha se 4 aeroporte ndërkombëtare, Tiranë, Kukës, Vlorë dhe në Sarandë, krijojnë një zinxhir të ri vlere në ekonominë e zhvillimin e vendit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.