KATAR 2022 – Mançini: Short shumë i rëndë për ne

ROMË, 27 nëntor /ATSH-MIA/ – Trajneri i përfaqësueses italiane të futbollit, Roberto Mançini e vlerësoi si jo të volitshëm shortin për balotazhin për Kampionatin Botëror.

Italia do të jetë pritësja e Maqedonisë së Veriut më 24 mars, ndërsa fituesi në finale do të luajë me fituesin e ndeshjes midis Portugalisë dhe Turqisë.

“Ky është short shumë i nxehtë. Maqedonia e Veriut është një ekip shumë i mirë dhe nëse fitojmë do të luajmë  me fituesin midis Portugalisë dhe Turqisë”, theksoi Mançini në reagimin e parë pas shortit në selinë e FIFA-s në Zyrih.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.