Parashikimi i motit, 25 nëntor 2021

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime.

Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor. Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/19 re diell
Kukës 5/12 re diell
Lezhë 8/18 re diell
Dibër 3/10 re diell
Durrës 9/20 re diell
Tiranë 9/19 re diell
Elbasan 11/20 re diell
Berat 8/20 re diell
Vlorë 10/20 re diell shi
Korçë 4/7 re diell
Gjirokastër 8/15 re diell shi
Sarandë 9/17 re diell shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.