Ngritja e flamurit në Elbasan më 25 Nëntor nga Aqif pashë Elbasani

TIRANË 25 nëntor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kujton ngritjen e flamurit në Elbasan më 25 Nëntor.

Balla shprehet se si sot më 25 nëntor 1912, Elbasani ishte qyteti i parë në mbarë shqiptarinë që ngriti flamurin dhe shpalli Pavarësinë.

“Aqif pashë Elbasani, një njeri me vlera e kontribut të jashtëzakonshëm, nuk iku si delegat në Vlorë, në datë 28, por qëndroi në Elbasan për t’i bërë ballë hordhive serbe. Ngritja e flamurit në Elbasan më 25 Nëntor, përpara gjithë qyteteve të tjera, lidhej me rrezikun e drejtpërdrejtë të pushtimit serb, domethënë për t’i vënë ushtritë e huaja përpara faktit se do të shkelnin në territoret e një shteti të pavarur dhe ai shtet ishte Shqipëria. Pra tani kishte një shtet shqiptar, pjesë e të cilit ishte edhe ky qytet, Elbasan”, shprehet Balla.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.