Kredi më të lira edhe për pensionistët

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Bankat tregtare do të japin kredi më të lira për klientët që marrin paga në bankë, pasi do të kategorizohet si klientë me rrezik më të ulët dhe kësti do t’u mbahet direkt nga paga.

Në disa ndryshime në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”, Banka e Shqipërisë përcakton shkallën e mbulimit me kapital që bankat duhet të aplikojnë për kreditë.

Bankat mund të caktojnë një peshë rreziku në 35 % të vlerës për kreditë e dhëna për pensionistët ose punonjësit me një kontratë pa afat (të përhershme), kundrejt transferimit të pakushtëzuar të një pjese të pensionit ose pagës së kredimarrësit në atë bankë. Ndërkohë që pesha e rrezikut aktualisht, është në masën 75 %.

Përmes këtyre ndryshimeve synohet lehtësime në kredi dhënien e bankave për klientët pagamarrës me kontratë pune të përhershme dhe për pensionistët.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.