Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Policia: Mos hesht, denonco

TIRANË 25 nëntor /ATSH-I.Vata/ Policia e Shtetit në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, apelon për qytetarët që të denoncojnë dhunën ndaj grave.

“25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave. Kjo ditë shënon fillimin e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit. Kjo fushatë është jo vetëm sensibilizuese, por edhe për të treguar se jemi gjithmonë në krah të viktimave, çdo ditë, së bashku me bashkëpunëtorët tanë”, theksohet në njoftimin e Policisë.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, 10 gra nuk i mbijetuan dhunës gjatë vitit 2021. Gjithashtu Policia informon se 3288 të tjera e denoncuan dhunën dhe 506 dhunues u arrestuan për dhunë në familje.

“Mos hesht! Denonco! Ta ndalim dhunën ndaj grave, tani”, apelon Policia.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.