COVID-19 – ECDC: Nëse situata nuk përmirësohet deri në Krishtlindje, nevojiten masa

BRUKSEL, 25 nëntor /ATSH-ANSA-DPA/ – Agjencia Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) nuk përjashton nevojën për masa të rrepta kontrolli kundër COVID-19 në Krishtlindje.

“Ka masa, si bllokimi, që janë frena emergjence dhe përdoren kur kërkohet që të ulet brenda një kohe të shkurtër numri i rasteve me COVID-19”, tha drejtoresha e ECDC-së, Andrea Ammon.

“Dhe ka masa më pak invazive, si mbajtja e maskave, puna në distancë, distancimi në transportin publik, zvogëlimi i numrit të personave që mund të takohen. Ka ende kohë deri në Krishtlindje, por nëse situata nuk përmirësohet do të thotë që këto masa duhet të miratohen edhe për Krishtlindje”, theksoi ajo.

ECDC u bëri thirrje qeverive të Bashkimit Evropian që të vazhdojnë me fushatat për të vaksinuar pjesët më të vështira të shoqërisë dhe për të forcuar kufizimet, për të shmangur një rritje dimërore të rasteve të COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.