Një humbje jete dhe 6 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 24 nëntor /ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovës një qytetar ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me COVID-19, ndërsa 6 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës. Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

“Nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, vijon njoftimi.

“Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727. Në total numri i rasteve aktive është 327”, përfundon njoftimi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.