FRANCË – Masa të reja kundër COVID-19

PARIS, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Qeveria franceze do të njoftojë nesër një forcim të masave për të luftuar COVID-19, si përshpejtimin e vaksinimit dhe forcimin i certifikatës shëndetësore, përballë shpërthimit të epidemisë në Francë.

Sipas burimeve parlamentare dhe qeveritare, në veçanti, ekzekutivi pritet të komunikojë vendimin e tij për fillimin e vaksinimit me dozën përforcuese të vaksinës COVID-19 për të gjithë të rriturit.

Këto njoftime priten të bëhen gjatë një konference për shtyp nga ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Duke paralajmëruar se “duket qartë se situata epidemike po përkeqësohet”, zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal shpjegoi se qeveria ka përcaktuar tre akse kryesore në përpjekje për të frenuar valën e pestë në Francë: përshpejtimin e vaksinimit, forcimin e certifikatës shëndetësore dhe forcimin e masave frenuese, si mbajtja e maskës.

Numri i pacientëve të shtruar me Covid në spital u rrit në 8 525 të martën ose 2 200 më shumë në një muaj.

Në kujdesin kritik, një barometër i vërtetë i krizës shëndetësore, sot janë 1 455 pacientë, kundrejt pak më shumë se 1 000 në mes të tetorit.

Rikthimi i pandemisë po prek të gjithë Evropën dhe agjencia evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, ndërsa ECDC u bëri thirrje shteteve anëtare të ndërmarrin veprime “urgjente”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.