Fotogaleri, vijon pastrimi i territorit në bashkitë e vendit

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot angazhimin e bashkive për pastrimin e territorit.

Rama ndau një fotoalbum nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit.

“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit. Patriot është ai që nuk e turpëron vendin e tij në sytë e udhëtarëve, duke hedhur plehrat rrugëve, po merakoset e kujdeset që Shqipëria të jetë e pastër dhe e rregullt në çdo cep, për të mikpritur miq si në çdo shtëpi shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri ndau momente nga pastrimi sot në në Shkodër, Vlorë, Sarandë, Divjakë, Lushnjë, Bulqizë, Kurbin, Mallakastër dhe Elbasan.

Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.