COVID-19 – Qeveria çeke konsideron vaksinimin e detyrueshëm për të moshuarit

PRAGË, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Legjislacioni i ri për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit për këdo mbi 60 vjeç është aktualisht në diskutim në Republikën Çeke.

“Arsyeja për këtë është se kjo grupmoshë është më e rrezikuara”, tha sot kryeministri në largim, Andrej Babis, duke shtuar se kjo ishte rekomanduar nga një panel këshillimor i qeverisë për shëndetin.

“Ministria e Shëndetësisë po punon për një projektligj që do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin edhe për grupe të caktuara profesionale, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, oficerët e policisë, ushtarët dhe zjarrfikësit”, shtoi Babis.

Megjithatë, kryeministri theksoi se shpallja e një gjendjeje tjetër të jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë, për momentin është jashtë tryezës.

Sipas shifrave aktuale, incidenca shtatëditore në Republikën Çeke aktualisht është 1 029 për 100 000 banorë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.