100 libianë kandidatë për… president?!

TRIPOLI, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Nëntëdhjetë e tetë persona kanë aplikuar për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale libiane muajin e ardhshëm, sipas komisionit zgjedhor libian.

Dje përfunduan edhe regjistrimet për kandidatët në zgjedhjet e 24 dhjetorit.

Dokumentet e kandidatëve janë duke u verifikuar për të verifikuar përshtatshmërinë.

”Lista e parë e kandidatëve do të shpallet brenda pak ditësh, dhe më pas, komisioni do të hapë një proces apelimi me dy faza që do të zgjasë 12 ditë përpara se të publikohet lista përfundimtare e kandidatëve”, deklaroi kreu i Komisionit të Lartë Kombëtar Zgjedhor, Emad al-Sayeh.

Ushtaraku libian Khalifa Haftar, kryetarja e parlamentit Aguila Saleh dhe kryeministri Abdul-Hamid Dbeibeh, i cili ka udhëhequr një qeveri uniteti kalimtare që nga marsi, paraqitën dokumentet e tyre.

Saif al-Islam, djali i diktatorit të ndjerë libian Moamer Gaddafi, gjithashtu aplikoi për të kandiduar për president.

Ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) në vitin 2011.

Zgjedhjet e 24 dhjetorit janë pjesë e një plani të mbështetur nga OKB-ja për t’i dhënë fund një dekade kaosi në Libi.

Zgjedhjet parlamentare janë shtyrë për mesin e shkurtit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.