Hapen aplikimet për koordinatorë të Drejtorisë Antikorrupsion

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i bëri thirrje të rinjve dhe të rejave, ekspertëve dhe profesionistëve të drejtësisë të aplikojnë si koordinatorë në luftën kundër korrupsionit.

“Të rinj, të reja, ekspertë, profesionistë të drejtësisë dhe korrektësisë ndaj qytetarit: Aplikoni për të qenë pjesë e luftës kundër korrupsionit si koordinatorë të Drejtorisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë”, u shpreh Manja.

Manja theksoi se “nuk do të jetë luftë e lehtë, por bashkë me ju si koordinatorë, bashkë me njerëzit e zakonshëm dhe me mbështetjen e fortë të qeverisë, do të ndëshkojmë çdo zyrtar, që pushtetin e përdor për përfitime të pandershme e të paligjshme, duke na armiqësuar me qytetarët”.

“Nuk ka kompromis. Aplikoni tani”, deklaroi ai.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.