Fitorja ndaj Andorrës, Rama: Më e mira është ende përpara për këtë Kombëtare

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas fitores 1-0 të Kombëtares shqiptare ndaj Andorrës, duke u renditur në vendin e 3-të në grupin I për eleminatoret e kampionatit botëror “Katar 2022”.

“Kombëtarja kuqezi nuk është e jona vetëm kur fiton, po edhe kur humbet dhe ky i kësaj radhe mbetet një edicion i bukur i kuqezinjve, për të cilin të gjithë djemtë e kësaj skuadre dhe trajneri ynë, meritojnë falenderime për emocionet që na dhuruan e respekt për të 18 pikët që grumbulluan”, theksoi Rama.

“Me grupin plot të rinj dhe eksperiencën e fituar në këto eliminatore, më e mira është ende përpara për këtë Kombëtare. Forca Shqipëria”, u shpreh Rama. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.