COVID-19 – Franca rikthen detyrimin e maskave për filloristët

PARIS, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Përdorimi i maskës kthehet në të jetë i detyrueshëm nga sot në shkollat ​​fillore në Francë me synimin për të bllokuar rritjen e infeksioneve që lidhen me koronavirusin.

Deri më tani, përdorimi i maskës ishte i detyrueshëm në 61 distrikte franceze, por që nga sot dispozita është zgjeruar në nivel kombëtar.

“Të gjitha departamentet do të kalojnë në nivelin 2 të protokollit sanitar, me përdorimin e maskës për të gjithë nxënës të shkollave fillore”, deklaroi Ministria franceze e Arsimit.

Përballë ringjalljes së virusit, presidenti francez Macron ka bërë apel për respektimin e masave, përfshirë një fushatë vaksinimi të dozës së tretë për personat mbi 50 vjeç./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.