Mbrojtja e mjedisit dhe biodiversitetit, Kumbaro takim me shoqatat ambientaliste

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u takua sot me përfaqësues të shoqatave ambientaliste.

Sipas ministres Kumbaro gjatë takimit u diskutua mbi sfidat për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.

Kumbaro theksoi se prej vitit 2015 janë rritur zonat të mbrojtura, duke shkuar në 21 % të gjithë sipërfaqes së territorit të Shqipërisë.

“Kjo qeveri, më shumë asnjë tjetër më parë, ka dhënë prova dhe ka treguar vullnetin për të ndërmarrë reforma të guximshme në mbrojtje të mjedisit e të territorit. E kemi bërë duke pastruar nga qendra e Tiranës deri në skajet e Republikës dhe do vijojmë ta bëjmë me vendosmëri”, deklaroi ministrja Kumbaro.

Sipas saj, sfidë është gjetja e ekuilibrit mes prioritetit mjedisor dhe nevojës për zhvillim e rritje ekonomike.

Sipas Kumbaros, kjo realizohet vetëm përmes projekteve të qëndrueshme.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.