Rama në Skoci, në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike COP26.

Konferenca po i zhvillon punimet në Glasgou të Skocisë dhe organizohet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Në Skoci ka nisur punimet samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën, në të cilin gjatë dy javëve, përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe organizatave, do të diskutojnë për masat që duhen ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Diskutimet do të fokusohen në çështjet e pazgjidhura që burojnë nga Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën paraindustriale.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.