COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 672 qytetarë të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi sot situatën e pandemisë në 24 orët e fundit.

Sipas MSHMS, janë kryer 4050 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 672 qytetarë, në këto bashki: 293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamzë, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnjë, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë-Arrëz, Roskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë, në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skrapar, Poliçan, Peqin.

Janë 7431 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 5 qytetarë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetarë nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e MSHMS.

Statistika (27 tetor 2021)
Raste të reja ditore 672
Të shëruar në 24 orë 494
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4050

Testime totale 1,293,570
Raste pozitive 183,282
Raste të shëruara 172,958
Raste aktive 7,431
Humbje jete 2,893

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3784
Fier 891
Durrës 721
Shkodër 477
Elbasan 310
Vlorë 244
Gjirokastër 241
Korçë 196
Lezhë 189
Berat 161
Kukës 147
Dibër 70

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.