“Beautiful Albania”, pamje të vjeshtës në Gërmenj të Leskovikut

 

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Stina e vjeshtës sjell edhe një nga transformimet e mrekullueshme të natyrës. Për disa javë pyjet, luginat dhe kodrinat mbulohen nga gjethe shumëngjyrëshe.

Nga e gjelbra, tek ngjyrat e shndritshme: e kuqe, portokalli, e verdhë, shikon hapësira të tëra pyjore të veshura me këto ngjyra.

Përmes rubrikës “Beautiful Albania”, Kryeministri Edi Rama ndau pamje të vjeshtës në Gërmenj të Leskovikut.

Fshati Gërmenj ndodhet 25 km larg Leskovikut.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.