Mbi 5 milionë vizita të kryera në qendrat e kujdesit parësor

TIRANE, 26 tetor/ATSH/ 5.240.346 vizita janë kryer nga mjekët e familjes dhe ata specialistë në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Parësor, 1.686.023 vizita janë kryer vetëm gjatë periudhës korrik-shtator 2021.

FSDKSH shprehet se është ofruar shërbim shëndetësor i specializuar afër vendbanimit për qytetarët.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.