Librazhd, vijon ndërtimi i pritës mbi lumin Shkumbin

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi sot se ka nisur puna për ndërtimin e pritës mbi lumin Shkumbin në Librazhd.

Balla theksoi se sipas fjalës së dhënë banorëve të qytetit të Librazhdit ka nisur puna për ndërtimin e lotit tjetër të pritës lumore mbi lumin Shkumbin.

Sipas Ballës, kjo pritë shërben njëkohësisht edhe si një shëtitore për vrapin e mëngjesit, apo ecjen e pasdites.

Punimet për rehabilitimin e këtij loti në kuadër të projektit “Mbrojtje lumore e zonës perëndimore të qytetit të Librazhdit” do të përfundojnë pas 12 muajsh dhe kanë një vlerë prej 59 838 843 lekë me TVSH.

Më herët, bashkia e Librazhdit ka ndërhyrë për ndërtimi e këtyre pritave për të mbrojtur  tokat bujqësore nga vërshimi i lumit Shkumbin.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.