FOKUS – Kina & SHBA: Shpresojmë të ruajmë komunikimin, pavarësisht tensioneve tregtare

PEKIN, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Kina dhe SHBA shpresojnë të ruajnë komunikimin, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme tregtare, raportoi media shtetërore kineze pas takimit virtual midis zëvendëskryeministrit Liu He dhe sekretares së Thesarit të SHBA, Janet Yellen.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua foli për “shkëmbime praktike, të sinqerta dhe konstruktive mbi situatën makroekonomike” dhe ”për bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh”.

Yellen dhe Liu diskutuan mbi zhvillimet makroekonomike dhe financiare në SHBA dhe Kinë duke pranuar se zhvillimet në dy ekonomitë tona kanë implikime të rëndësishme për ekonominë globale.

Sipas Hsinhua, pala kineze ka shprehur shqetësim për çështje të tilla si heqja e tarifave dhe sanksioneve të mëtejshme nga SHBA dhe trajtimi i drejtave të kompanive kineze.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden e sheh Kinën si konkurrenten e saj më të madhe dhe ka treguar se synon të ndjekë një rrugë më të vështirë drejt Pekinit sesa qeveria e Donald Trump./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.