COVID-19 – Katër milionë banorët e qytetit kinez të Lanzhout në lockdown

PEKIN, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Autoritetet kineze kanë urdhëruar mbylljen e Lanzhou, një qytet me katër milionë banorë, në një përpjekje për të ndaluar një shpërthim të brendshëm të Covid-19, duke i ndaluar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve emergjente.

”Kufizimet u miratuan nga Komisioni i Shëndetësisë Kombëtare”, deklaruan autoritetet.

Sot autoritetet shëndetësore deklaruan 29 infeksione në Lanzhou.

Autoritetet e qytetit, në një deklaratë, paralajmëruan se “hyrja dhe dalja e banorëve do të jetë rreptësisht të kontrolluara dhe të kufizuara’’ duke u bërë thirrje të gjithë banorëve ‘’të respektojnë rregullat me ashpërsi’’.

Zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan gjithashtu se infeksione të tjera mund të shfaqen në ditët në vijim gjatë testimeve./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.