Rama thirrje vajzave dhe grave: Diagnostikimi i hershëm shmang rrezikun e kancerit të gjirit

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje sot në kuadër të Tetorit Rozë të gjitha vajzave dhe grave që të kryejnë mamografinë, për të parandaluar kancerin e gjirit.

Kryeministri publikoi pamje nga Spitali Rajonal Memorial, Fier, ku vajzat dhe gratë punonjëse të këtij spitali formuan simbolin e fjongos rozë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në 1 tetor është çelur fushata kundër kancerit të gjirit, në muajin kushtuar luftës ndaj kësaj sëmundjeje.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare, që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.