Kosovë, një humbje jete dhe tre raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 25 tetor /ATSH/ Tre persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një tjetër ka humbur betejën me virusin.

Të dhënat e nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë kryer 1298 testime.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225.

Në total numri i rasteve aktive është 438.​

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.