Facebook Papers?

NJU JORK, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Rrjeti social Facebook po përballet me një krizë të madhe nga Cambridge Analytica.

Mediet kryesore amerikane, 17 në tërësi, publikojnë të ashtuquajturat ”Facebook Papers”, ku zbulojnë sekretet e rrjetit social të Mark Zuckerbergut.

Dokumentet e reja, më shumë se 10 000 faqe, ofrojnë një pasqyrë të asaj që po ndodh brenda kompanisë dhe procesin e saj të vendimmarrjes.

Zbulimet përfshijnë alarme të injoruara nga punonjësit lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin si dhe kërkesat e tyre për të parandaluar politikanët dhe personat e famshëm në SHBA nga postimi i gjithçkaje që ata kanë dashur në rrjetet sociale, pavarësisht pajtueshmërinë me politikat e këtij rrjeti social.

Dokumentet zbulojnë gjithashtu ankesën e punonjësve për të ndaluar postimet që nxisnin dhunën në vendet në rrezik si Etiopia, por edhe raportet e vitit 2018 për trafikimin e  qenieve njerëzore.

Dokumentet zbulojnë se si Shërbimet e Facebook janë përdorur për të përhapur urrejtjen  fetare në Ind, në shkurt 2020, që përkon me tensionet që shpërthyen në Nju Delhi gjatë të cilave vdiqën 53 persona.

Ndër gjetjet janë edhe ato të raportuara nga ”Washington Post” që citon disa burime dhe që kanë lidhje drejtpërdrejt me Zuckerberg./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.