Ernest Muçi, goli radhës nga kuqezinjtë në Evropë

TIRANË 25 tetor /ATSH-I.Vata/ Sulmuesi 20-vjeçar i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka gjetur golin në kampionatin polak, për skuadrën e tij “Legia Varshava” ndaj “Piast”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ekstraklasa.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme, talenti kuqezi është aktivizuar për 90 minuta në transfertën e Piast dhe arriti të shënojë në minutën e 21-të duke arritur të gjejë golin e tretë në këtë sezon në kampionatin polak, në 10 ndeshje ku është aktivizuar.

Muçi ka shënuar edhe në ndeshjet e Champions League ndaj “Dinamo Zagreb” ndërkohë që në Evropa League ka dhuruar paraqitje pozitive dhe asiste të rëndësishëm.

Paraqitjet e mira të sulmuesit 20-vjeçar janë një lajm pozitiv për kuqezinjtë në prag të ndeshjeve të muajit nëntor.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.