Drejtonin mjetet pa leje drejtimi, arrestohen 2 shtetas në Vlorë

TIRANË 25 tetor /ATSH-I.Vata/ Drejtoria e Policisë Vendore Vlorë vazhdon kontrollet e akseve rrugore për garantimin e sigurisë në rrugë.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar në flagrancë dy shtetas njëri për drejtim mjet pa leje drejtimi, ndërsa tjetri drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. H., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; K. M., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, bën të Policia e Shtetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.